Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin për të Ardhmen në selinë e OKB-së, në Neë York të SHBA-së.
Nga atje ai foli për sigurinë në botë, derisa shtoi se vendi i tyre edhe pse i vogël, është munduar të përcjellë mesazhe të mëdha, teksa përmendi strehimin ndaj popullit hebre dhe afganistanëve.
”Një gjë është e qartë, që bota ka ndryshuar. Jemi buzë një rreziku dhe askush nuk është i sigurt, sfidat tona janë të ndërlidhura thellësisht, nëse nuk përballemi me to do të dështojmë. Veprimi ndërpalësh është nevojë!”, u shpreh ai.
”Fjalët e mira duhet të transferohen në vepra. Shqipëria mund të jetë një vend i vogël, por ka përcjellë mesazhe të mëdha. U shndërrua vendi i madh në Evropë që strehoi hebrenjtë”. ”Pas rënies së Kabulit në duart e talebanëve, ne strehuam mijëra afganë. Shqipëria i dha botës Shenjtoren Nënë Terezën”, shtoi tutje Rama.
”Ky është parimi të cilit i qëndron Shqipëria. Ky është burimi i frymëzimit tonë për të mbështetur transformimin e Urdhrit, e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda brenda kryeshtetit tonë Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”. /Gazeta Enigma