Në momentin e dorëzimit zyrtar të detyrës së kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Përparim Rama kanë lëshuar ndaj njëri-tjetrit edhe batuta.
Megjithatë, ajo që ra në sy dhe befasoi të pranishmit, ishte një dhuratë që Shpend Ahmeti ia bëri Përparim Ramës.
Ai i dha kryetarit të ri të Prishtinës një tastaturë, por në mungesë të dy shkronjave.
‘’Shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama’’, është shprehur Shpend Ahmeti.
Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se ‘’me P dhe R, shkruhet Prishtina’’/ Gazeta Enigma.