Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit ka akuzuar se kinse ai i ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafite në kishën e cila gjendet në kampusin e UP-së në Prishtonë.
Ahmeti ka demantuar këto pretendime, duke thënë shkurt se kjo nuk është e vërtetë.
“Thjesht nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti në Twitter. /Gazeta Enigma/