Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se këtë vit komuna do t’i blejë edhe 30 autobusë të rinj, për transportin publik, raporton Gazeta Enigma.
Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka njoftuar se gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë, sipas marrëveshjes me BERZH-in.
“Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të tjerë për transportin publik. Gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë sipas para-marrëveshjes me BERZH. Sot ne gjithashtu prezantuam stacionet e para të karikimit për makinat elektrike me PCB. Parkimi do të jetë falas për makinat elektrike”, ka shkruar Ahmeti.