Të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Podujevë.
Rastin e ka konfirmuar Policia.
“Sot rreth orës 08:30, në një lokal në rrugën ‘4 Dëshmorët’ në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policorë janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
