Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj”.
Kjo vepër e tyre sipas Policisë është kryer më 3 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Adem Jashari”, në Prizren.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e dy personave, dhe ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat janë: Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 03.11.2022 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.