Shpërndau përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet 34-vjeçari

Shpërndau përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve, arrestohet 34-vjeçari

Policia ka arrestuar një mashkull, 34 vjeçar, si i dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi” pasi kishte shpërndarë fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Këto materiale i ka shpërndarë tek personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp.

“I dyshuari mashkull (1988) është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në kumtesën e policisë.

Mes tjerash, bëhet e ditur se një veprim i tillë është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku dënimi është nga 1 deri 15 vjet, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale.

Related Articles