Shpërthen zjarri në Novi Sad të Serbisë, vdesin gjashtë persona – mes tyre edhe fëmijë

Shpërthen zjarri në Novi Sad të Serbisë, vdesin gjashtë persona – mes tyre edhe fëmijë

Në Novi Sad të Serbisë mëngjesin e sotëm ka shpërthyer një zjarr.

Si pasojë gjashtë persona kanë humbur jetën në mesin e tyre katër janë fëmijë.

Siç njofton Kossev, zjarri shpërtheu rreth orës 03:00 në një shtëpi që ndodhet në Novi Sad.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një skuter i cili ishte i lidhur në rrjetin elektrik.

“Gjashtë persona vdiqën, duke përfshirë katër fëmijë, të moshës nga dy deri në shtatë vjeç. Supozohet se këta janë anëtarë të familjes që jetonte në atë adresë”, njoftoi Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Trupat e viktimave janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Për ta fikur zjarrin janë angazhuar antarët e Administratës për Situata Emergjente, nëntë zjarrëfikës me dy vetura, ndërsa policia dhe prokurori publik kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes. /Gazeta Enigma

Related Articles