Shpërthim në Izmir të Turqisë, vdesin 4 persona

Shpërthim në Izmir të Turqisë, vdesin 4 persona

Katër persona kanë humbur jetën dhe 57 të tjerë janë lënduar nga një shpërthim vdekjeprurës gazi në Izmir të Turqisë.

Një ndërtesë është shkatërruar pjesërisht nga ky shpërthim.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya në një postim në instagram.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën dhe uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar ai në X. /Gazeta Enigma

Related Articles