Mëngjesin e sotëm rreth orës 6:00 në kompleksin e kompanisë “EDePro”, në Leshtani, ka ndodhur një shpërthim në makinën punuese për prodhimin e karburantit të raketave, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Anëtarët e departamentit të urgjencës kanë siguruar me shpejtësi vendin e shpërthimit, shkruan Tanjug.
Sipas informacioneve të deritanishme, nga shpërthimi nuk ka pasur viktima apo të lënduar.