Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Policia jep detaje

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, Policia jep detaje

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në oborrin e një shtëpie në fshatin Uglare të Zubin Potokut, njofton Policia.

Zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani, ka njoftuar se nuk ka të lënduar dhe se policia po merret me rastin.

“Dyshohet se sot në mëngjes rreth orës 2:30 ka ndodhur një shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglar. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar”, ka theksuar ai.

Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin.

Related Articles