Shpërthim salmonele në SHBA – 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu

Shpërthim salmonele në SHBA – 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu

Autoritetet amerikane po hetojnë një shpërthim të salmonelës në disa shtete të SHBA-së, i cili dyshohet se është shkaktuar nga vezët e shpërndara nga kompania August Eggs.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), vezët janë shpërndarë nga 3 shkurti deri më 15 maj në nëntë shtete: Kaliforni, Nevada, Uashington, Arizona, Nebraska, New Mexico, Illinois, Indiana dhe Wyoming, raporton AP.

Në përgjigje të hetimeve, kompania me seli në Kaliforni ka tërhequr nga tregu 1.7 milion vezë me data skadimi nga 4 marsi deri më 19 qershor. Ato janë shitur në rrjete të mëdha si Walmart dhe Safeway, si dhe nën marka të ndryshme.

Deri tani, janë raportuar 79 raste të sëmundjes në shtete si New Jersey, Kentucky, Nebraska, Nevada, Arizona, Uashington dhe Kaliforni. Të paktën 21 persona janë shtruar në spital, por nuk ka viktima. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të verifikojnë vezët dhe të shmangin konsumimin e atyre të dyshimta.

Related Articles