Shpërthim tjetër në Shqipëri, zjarr i fuqishëm në ish-depozitat e karburantit në Ballsh

Shpërthim tjetër në Shqipëri, zjarr i fuqishëm në ish-depozitat e karburantit në Ballsh

Një ish depozitë e naftës bruto ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në qytetin e Ballshit.

Depozita ka qenë e repartit të transportit të naftës në ish KPTHN në Ballsh e repartit 16/1.

Dyshohet se një grup pune që po kryejnë shkatërrimin e depozitave për skrap, duke prerë me troko dhe oksigjen, ka rënë në kontakt me mbetje të gazrave të naftës bruto dhe ka shpërthyer në flakë.

Sakaq, raportohet se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima ose të plagosur.

Related Articles