Djegia e banesës te Mati 1, Policia: Nuk ka të lënduar

Djegia e banesës te Mati 1, Policia: Nuk ka të lënduar

Një banesë në lagjen “Mati 1” në kryeqytet është përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Enigma.



Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila dha detaje për rastin.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.”

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, tha ajo për Gazeta Enigma.

Related Articles