Pa shpërthimeve në veri të Mitrovicës, shqiptarët po detyrohen të lëshojnë shtëpitë e tyre.
Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me familjen e mitrovicasit Erblin Zhubi.
Zhubi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se shqiptarët po vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga shpërthimet, derisa familjet po detyrohen ta lëshojnë vendin.
Ai i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që të zgjohet nga gjumi të kujdeset për qytetarët në veri.
Të martën në Veriun e Kosovës ka pasur shpërthime, pasi serbët lokalë nuk po pranojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale të dhjetorit.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme u shpallen pasi kryetarët nga radhët e Listës Serbe dhanë dorëheqje.
Por Beogradi kundërshton zgjedhje të reja. Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, ka thënë se “Albin Kurti dëshiron të imponojë zgjedhje”.
Ndërsa, kryeministri Kurti, përmes një postimi në Facebook të martë, ka thënë se janë intensifikuar sulmet nga bandat kriminale serbe, por thotë se atyre po ju vije fundi.