Një fëmijë 6-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në qytetin Dijarbakir të enjten, pasi kaloi pothuajse 80 orë nën rrënoja, pas tërmetit që goditi Turqinë.
Në videon e publikuar nga Reuaters shihen ekipet e shpëtimit vendas, të cilët punuan për orë të tëra për ta shpëtuar.
Gjashtë vjeçari Besir Yildiz u kërkoi shpëtimtarëve që t’i siguronin ujë teksa ata përpiqeshin të hynin tek djali nga një vrimë e vogël.
Ekipet më vonë arritën ta nxirrnin nga nën rrënoja dhe e transferuan në spital për kontrolle mjekësore.
Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar, ndërsa numri i viktimave i tejkaloi 20 mijë pasditen e së enjtes.