“Shpikja e re e Kurtit, nga njohja reciproke në “mosnjohje reciproke” me Serbinë”

“Shpikja e re e Kurtit, nga njohja reciproke në “mosnjohje reciproke” me Serbinë”

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, po vazhdon ta akuzojë kryeministrin Kurti se po do të arrijë një marrëveshje me Serbinë e cila nuk ka njohje reciproke.

Madje sipas Molliqajt, të gjitha debatet se do të ketë njohje, janë vetëm “llafe”.

“Tash mungesës së njohjes Kurti po i përgjigjet me një tjetër akrobacion gjuhësor: nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia, kemi kaluar në mosnjohje reciproke. Kemi përparuar sepse tash as ne nuk e njohim Serbinë. Ne nuk jemi në OKB dhe në shumë organizata tjera ndërkombëtare. Serbia është në të gjithat”, shkroi në Facebook Molliqaj.

Kryetari i PSD-së thoë se Kurti nga njohje reciproke, tash po do të dalë tek një “shpikje e re” e tij, që është mosnjohja reciproke.

“S’ka njohje, ka llafe.

Njohjes reciproke Kurti ia pati shtuar edhe një fjalë që u pat përvetësuar prej opinionit: njohja reciproke në qendër.

Tash mungesës së njohjes Kurti po i përgjigjet me një tjetër akrobacion gjuhësor: nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia, kemi kaluar në mosnjohje reciproke. Kemi përparuar sepse tash as ne nuk e njohim Serbinë. Ne nuk jemi në OKB dhe në shumë organizata tjera ndërkombëtare. Serbia është në të gjithat.

Në Akordet e Evianit, është Franca që si kolonizatore heq dorë dhe e njeh Algjerinë, nuk flitet për njohjen e Francës nga Algjeria.

Me këtë rast, jemi që jemi, Kurti ka vendosur ta rishpikë edhe reciprocitetin. Mosnjohje reciproke – ky na qenka reciprociteti, jo ai midis shqiptarëve të Luginës dhe serbëve të Kosovës, jo ai i mallrave, tregtisë dhe politikës”.

Related Articles