Ekspedita e Karateisteve të Kosovës ende pa filluar garat në Kampionatin Mediteran, i cili do të mbahet në Qipro, ka përfunduar pasi autoritetet greke nuk kanë lejuar një pjesë të karateistëve të udhëtojnë drejt Greqisë, shkruan Gazeta Enigma.
Në një postim në rrjete sociale, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alban Beqiri, ka treguar tërë kronologjinë e ngjarjes, duke përshkruar rrjedhën e itinerarit të udhëtimeve të stafit dhe sportistëve pjesëmarrës, të cilët i janë nënshtruar procedurave absurde të udhëtimit.
Beqiri përmes telefoni ka sqaruar rrjedhën e ‘odieiadës” së udhëtimit me plotë peripeci të një pjese të stafit, ndërsa ka sqaruar se tërë kontigjenti i karateistëve dhe një pjesë e stafit nuk kanë arritur të shkojnë në Qipro, dhe se Kosova këtë edicion mbetet pa përfaqësues!
Postimi i Alban Beqirit, trajner, pjesë e ekspeditës së Kosovës:
Greqi, kurr mos egzistofsh ne hartë! Garuesit Kosovar të paisur me viza të Qipros dhe me gjith dokumentacionin e…Posted by Alban Beqiri on E premte, 22 tetor 2021