Shqetësuese: Nxënësi i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kapet me thikë, intervenon Policia

Shqetësuese: Nxënësi i shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kapet me thikë, intervenon Policia

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë, sa shqetësues aq edhe alarmant është zbuluar dje në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ku një i nxënës është kapur me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rastit nga drejtoria e shkollës.

Me rastin e kontrollit, zyrtarët policorë kanë sekuestruar thikën e 15-vjeçarit, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Related Articles