Vijojnë të jetë i ulët numri i rasteve të reja me Covid në Shqipëri, dhe fatmirësisht prej ditësh nuk është shënuar asnjë viktimë.
Gjatë orëve të fundit nga 1915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 11 qytetarë në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 në Vlorë, nga 1 rast në Shkodër, Elbasan, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Tepelenë.
Ndërkaq vijojnë të jenë të shtruar në spital 8 pacientë.
Ndërkohë në të gjithë vendin raste aktivë me Covid janë vetëm 99 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Është shëruar 1 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,053 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 1
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1915
Testime totale 839,303
Raste pozitive 132,608
Raste të shëruara 130,053
Raste Aktive 99
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 40
Elbasan 13
Fier 10
Vlorë 9
Korçë 8
Shkodër 6
Lezhë 5
Durrës 4
Kukës 2
Gjirokastër 2.