Shqipëri, 80-vjeçari pasi vrau me sëpatë gruan e vëllain u tregoi fëmijëve dhe krushqve

Shqipëri, 80-vjeçari pasi vrau me sëpatë gruan e vëllain u tregoi fëmijëve dhe krushqve

Detaje tronditëse janë zbuluar nga vrasja e dyfishtë e ndodhur ditën e sotme në një fshat të Gramshit, shkruan Ora News, përcjell Gazeta Enigma.

Mësohet se 80-vjeçari Xhevit Sinani fillimisht vrau gruan e tij në banesën e tyre, shtetasen Zegjine Sinani dhe më pas shkoi në vreshtin e rrushit dhe vrau vëllain e tij, Shaqir Sinani.

Pas krimit të dyfishtë Xhevit Sinani telefonoi fëmijët e tij dhe iu tha se ua ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë.

Po ashtu, pas krimit makabër, autori shkoi te krushqit e tij dhe më pas mori në telefon të birin duke rrëfyer ngjarjen.

80-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të rëndë. Xhevit dhe Shaqir Sinani ishin pjesë e grupit të fyejve të Gramshit.

Zeqineja kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin. Sipas të afërmve, Xheviti kishte patur shenja sëmundje nervore.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur arrestimin e 75-vjeçarit, ndërsa po punon për të zbardhur motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. /oranews

Related Articles