Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur sot në Pajovë të Peqinit.
Si rrjedhojë një fëmijë i moshës 4-vjeçare ka marrë lëndime me ç’rast është dërguar në spital.
Banorët e asaj zone kanë shprehur shqetësimet e tyre pasi aksidenti ka ndodhur pak metra larg vendit ku një muaj më parë u aksidentua për vdekje një fëmijë 10-vjeçar, njofton euronews.al, transmeton Gazeta Enigma.
Shqipëri: Aksident i rëndë, lëndohet një 4-vjeçar
