Një ngjarje tronditëse së fundmi ka ndodhur në Korçë.
Një burrë dyshohet t’i ketë vënë flakën gruas së tij.
Lidhur me rastin ka reaguar Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili ka thënë se ky është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia.
“Ngjarja tronditëse që ndodhi dje në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje, është një krim i neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia!”
Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin. Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare, dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë!”, është shprehur Manja./ Gazeta Enigma