Shqipëri-Izrael si një finale, tifozët mbushin plot stadiumin

Shqipëri-Izrael si një finale, tifozët mbushin plot stadiumin

Shqipëria pret në Air Albania Izraelin në kuadër të Ligës B në Nations League.

Pas barazimit në Islandë, kuqezinjtë kërkojnë të marrin tre pikët e plota për vetë faktin se kanë si objektiv vendin e parë në grup. Ndërkaq, nëpërmjet një raportimi nga stadium, gazetari i Supersport, Sokol Xhihani njoftoi edhe të rejat më të fundit sa i takon numrit të tifozëve që pritet të jenë në impiantin modern.

Kështu, deri në orën 19:00 janë shitur plot 16573 bileta ndërsa jashtë stadiumit është krijuar një radhë e gjatë nga tifozët të cilët presin të futen në Air Albania.

Sakaq, siguria është një nga pikat që ka marrë rëndësi të veçantë nga ana e autoriteteve dhe është mjaft e lartë, ndërsa disa rrugë të kryeqytetit janë të pakalueshme për makinat.

Related Articles