Mijëra besimtarë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” dhe gjithë sheshet e xhamitë e Shqipërisë për faljen e Kurban Bajramit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skënder Bruçaj, iu drejtua mbarë shqiptarëve me një urim ku tha se Kurban Bajrami është festë e sakrificës, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e ndarjes së Kurbanit, me nevojtarët.