Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se 1 person ka humbur jetën si pasojë e coronavirusit gjatë 24 orëve të fundit.
Në buletinin ditor mësohet se nga 2325 testime të kryera vetëm 6 prej tyre rezultuan pozitive, ndërsa 123 persona të tjerë u shëruan nga virusi.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 39 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Statistika (31 Maj 2021)
Raste të reja ditore 6
Të shëruar në 24 orë 123
Të shtruar në spitale 39
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,325
Testime totale 720,021
Raste pozitive 132,315
Raste të shëruara 129,431
Raste Aktive 433
Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 152
Korçë 67
Shkodër 62
Berat 33
Elbasan 27
Lezhë 25
Vlorë 22
Gjirokastër 15
Fier 9
Durrës 9
Kukës 8
Dibër 4.