Stadiumin “Air Albania” është arena e përballjes së rëndësishme kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, shkruan Gazeta Enigma.
Kuqezinjtë ndodhen përpara një sfide kyçe në rrugëtimin për të zënë një vend në ‘Katari 2022’.
Dy skuadrat kanë diferencë prej një pikë dhe janë në garë për kualifikim përmes Play-Off-it që nënkupton një fazë të re garash përmes tri grupeve me nga 4 skuadra, nga ku dalin tri ekipet përfaqësuese që i bashkohen 10 kombëtareve të para në grupe përkatëse, si dhe kampioni i Kontinentit të Vjetër, që rrumbullakësojnë gjithsej 14 kombëtare nga europa. /Gazeta “Enigma”/