Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në hall nga zjarret

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në hall nga zjarret

Ka katër ditë që kur forca të shumta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë duke punuar për të izoluar flakët e zjarrit që kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me kullota, bimë medikale dhe bimësi të ulët në Malin e Thatë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së djegur është në anën e Maqedonisë së Veriut, por çfarë shqetëson shërbimin zjarrfikës të Shqipërisë, atë pyjor, punonjësit e shërbimeve në bashkinë e Pustecit është fakti se tashmë zjarri ka hyrë në anën tonë të Malit të Thatë dhe rrezikon të hyjë në Parkun Kombëtar të Prespës, raporton A2CNN, transmeton Gazeta Enigma.

Për të mos lejuar një gjë të tillë janë angazhuar forcat e ushtrisë si dhe tre helikopterë Cougar të Forcave tona të Armatosura dhe dy të shërbimit të emergjencave nga pala maqedonase që po bëjnë gjithçka për të mos lejuar flakët e zjarrit të kalojnë në zonën e pyllëzuar të këtij parku.

Nga dita nesërme priten të jenë në operacion edhe mjete të tjera të shërbimit zjarrfikës si dhe forca të këtij shërbimi nga bashkitë e tjera të qarkut të Korçës por terreni i thyer malor dhe mungesa e rrugëve e bën të vështirë punën e të gjithëve.

Related Articles