Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Spanja, miqësore qe u zhvillua në Barcelonë.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 – 0.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Ferran Torresin në minutën e 75-të, pas asistimit të Pinos.
Myrto Uzuni e barazoi rezultatin në minutën e 85-të duke e shfrytëzuar gabimin e mbrojtjes së spanjollëve.
Golin e fitores për Spanjën e shënoi Dani Olmo në minutën e 90-të, duke mos i dhënë gjasa portierit Etrit Berisha me një gol të bukur./Gazeta Enigma/