Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtarë të NATO-s ku u diskutua për situatën në Afganistan.
Xhaçka përmes një postimi në llogarinë e saj në Twittër bëri të ditur se Shqipëria është e gatshme të pres mijëra afganë.
“Shqipëria është gati të presë mijëra afganë. Kjo është një sfidë për NATO-n në tërësi. Nëse Shqipëria mund ta bëjë këtë, pse jo pjesa tjetër?”, shkroi ajo.
Më tej, ajo tha se Shqipëria ka një detyrim ndaj njerëzve që punuan dhe luftuan me ta.
“Ne mund dhe duhet të ndihmojmë. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e #NATO po aq sa edhe për misionin humanitar”, tha Xhaçka.