Kuqezinjtë e Sylvinhos kanë pësuar humbje nga Kili me rezultat 0-3, raporton Gazeta Enigma.
Kili gjeti golin në minutën e e 20-të të takimit, me anë të Eduardo Vargas, pas një gabimi në mbrojtje.
Golin e dytë, Kili e shënoi në minutën e 84-të të takimit.
Realizator ishte Bolados.
Shkelmin e fundi, Kili ia dhuroi Shqipërise me anë të Davila-s, në minutën e 92-të.
Nga ana tjetër kuqezinjtë e Sylvinhos u shfaqën larg formës së tyre më të mirë, duke bërë shumë gabime, teksa edhe dy sulmuesit e kthyer në Kombëtare, Rey Manaj që e nisi nga fillimi dhe Broja i aktivizuar në vend të tij në pjesën e dytë, nuk arritën të finalizojnë mundësitë e krijuara.
Peshojnë disa muaj pa ndeshje zyrtare për Jasir Asanin, që provon, por e majta nuk i bindet, ndërsa edhe debutuesi Arbër Hoxha nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim, ndonëse luajti pak më shumë se 20 minuta.