Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova

Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova

Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet për ushtrinë se Kosova, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Sektori i mbrojtjes është njëra prej fushave në të cilat shtetet investojnë një pjesë të rëndësishme të buxhetit të saj.

Dje qeveria e vendit ka propozuar t’i ndajë 100 milionë euro nga kuleta e shtetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës apo 1.3 për qind të bruto produktit vendor për vitin e ardhshëm.

Ndonëse kjo është një rritej e buxhetit për ushtrisë, prapë shtetet fqinje kanë buxhet më të madh se Kosova për ushtrinë.Shqipëria ka dyfish më shumë buxhet të ndarë për ushtrinë sesa Kosova.

Ministria e Mbrojtjes e shtetit shqiptar kishte ndarë në buxhetin e vitit 2021 mbi 22 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.

Tani, buxheti për mbrojtjen do të jetë mbi 225 milionë euro për vit.

Lexo edhe: Tërmeti në Shqipëri, banorët tregojnë panikun që kaluan
“Ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1,5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”, tha të mërkurën ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Kujtojmë që Shqipëria është pjesë e Aleancës së NATO-s./Gazeta Enigma/

Related Articles