Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalli ka kërkuar nga shtetet anëtare të Këshillit të Evropës që të pranojnë Kosovën si anëtaren më të re të kësaj organizare paradhomë të Bashkimit Evropian.
Këtë kërkesë ajo e bëri gjatë Konferencës së Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të KiE-së që po zhvillohet për dy ditë radhazi në Strasburg.
“Vështirë të gjendet një shtet tjetër që pas 26 vitesh liri dhe 17 vitesh pavarësi të ketë ndërtuar një demokraci vibrante si Kosova. Prandaj pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili ka mbështetjen e Asamblesë Parlamentare, është kërkesa më e rëndësishme e Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë ndaj kësaj konference”, tha Spiropali.