Kuqezinjtë ende kanë gjasa për kualifikim në 1/8 e finalës në Euro 2024.
Ata do të përballen me Spanjën në ndeshjen e fundit dhe një fitore do t’i mundësonte vazhdimin tutje.
E shumë tifoz të kombëtares padyshim se presin dhe shpresojnë në fitore kundër Spanjës.
Një përkrahës i kuqezinjëve ka zgjedhur një formë interesante për ta shprehur një kërkesë të tij ndaj talentit të Spanjës.
“Të lutem Lamine Yamal, mos shëno ndaj Shqipërisë. Do të ndihmoj me detyrat e shtëpisë. Faleminderit”, ishte shkrimi i tij drejtuar 16- vjeçarit. /Gazeta Enigma
Shqipëria kundër Spanjës, tifozi shqiptar ka një këkesë për talentin spanjoll
