Shqipëria ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Moldavisë.
“Kuqezinjtë” arritën fitore me rezultat 2-0 në “Air Albania”.
Të besuarit e Sylvinhos kishin dominimin total të ndeshjes duke krijuar raste të shumta që nga minuta e parë, por goli i Shqipërisë erdhi në pjesën e dytë me një goditje të bukur nga Jasir Asani.
Gol tjetër të bukur shënoi edhe Nedim Bajrami në minutën e 76’të të takimit për ta vulosur epilogun e këtij takimi.