Shqipëria renditet menjëherë pas dy vendeve në luftë: Sirisë dhe Afganistanit pë numrin e azilkërkues në vendet e Bashkimit Evropian.
Të dhënat i ka nxjerrë policia federale gjermane dhe Landi i Bavarisë ku midis janarit dhe tetorit të vitit të kaluar janë regjistruar rreth 12,400 hyrje të paligjshme në Gjermani.
Sipas policisë federale gjermane, e cila ka bërë një bilanc për vitin 2021, vetëm në landin e Bavarisë ka pasur një rritje prej gati 13 për qind në të gjithë landin krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur numëroheshin rreth 11 mijë persona.
Policia gjermane bën të ditur se pesë vendet më të zakonshme të origjinës ishin Siria, Afganistani, Turqia, Iraku dhe Shqipëria,
Shumica e hyrjeve të paligjshme në vitin 2021 kanë ardhur nga kufiri me Austrinë. Sipas policisë rreth 8000 persona kanë hyrë ilegalisht në Gjermani vetëm në periudhën janar-shtator 2021 përgjatë kufirit jugor, ndërsa në të njëjtën periudhë në kufirin me Republikën Çeke ishin 1600 persona.
Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur në mënyrë të ndjeshme edhe pas muajit shtator, ku shumica e emigrantëve fshihen në kontejnerë për të kaluar kufirin. Megjithatë, sipas policisë gjermane jo çdo kalim i kufirit në mënyrë të paautorizuar duhet të cilësohet trafik i qenieve njerëzore.