Shqipëria në ndeshjet kualifikuese për Evropianin U21, ka pësuar një humbje me rezultat të thellë prej 4:0 ndaj Çekisë. Kuqezinjët që në pjesën e parë nuk e nisën mirë ndeshjen duke pësuar tre gola në këtë pjesë-lojë.
Së pari çekët kalun në avantazh në minutën e 6′ me anë te Ostrak, por pas shtatë minutash lojë saktësisht në të 13′ e dyfishuan epërsinë me golin e shënuar nga Fila. Ndërsa goli i tretë nuk vonoj edhe aq shumë, derisa në minutën e 32′ trefishuan rezultatin me golin e realizuar nga Danek, duke e përmbyllur pjesën e parë me rezultat prej 3:0.
Shpresat shqiptare as në pjesën e dytë nuk arritën t’i bëjnë ballë çekëve, madje mbetën edhe me një lojtar me pak ku Mario Mitaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 71′ pas dy kartonëve të verdhë. Goli i pokerit nga Çekia erdhi në minutën e 83′ nga Sulc duke i dhënë fund dilemave të fituesit të kësaj ndeshje. Çekia tani renditet në pozitën e parë me 6 pikë, derisa Shqipëria në pozitën e tretë me 3 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në Grupin G të eliminatorëve.
Lexo edhe:
Së pari çekët kalun në avantazh në minutën e 6′ me anë te Ostrak, por pas shtatë minutash lojë saktësisht në të 13′ e dyfishuan epërsinë me golin e shënuar nga Fila.
Ndërsa goli i tretë nuk vonoj edhe aq shumë, derisa në minutën e 32′ trefishuan rezultatin me golin e realizuar nga Danek, duke e përmbyllur pjesën e parë me rezultat prej 3:0. Shpresat shqiptare as në pjesën e dytë nuk arritën t’i bëjnë ballë çekëve, madje mbetën edhe me një lojtar me pak ku Mario Mitaj u ndëshkua me të kuq në minutën e 71′ pas dy kartonëve të verdhë.
Goli i pokerit nga Çekia erdhi në minutën e 83′ nga Sulc duke i dhënë fund dilemave të fituesit të kësaj ndeshje. Çekia tani renditet në pozitën e parë me 6 pikë, derisa Shqipëria në pozitën e tretë me 3 pikë nga dy ndeshje të zhvilluara në Grupin G të eliminatorëve.