Shqipëria do të luajë miqësore me Përfaqësuesen e Bullgarisë më 17 tetor.
Ndeshja miqësore kundër bullgarëve do të luhet në “Air Albania” të Tiranës, ka njoftuar të enjten Federata Shqiptare e Futbollit.
Për Shqipërinë do të jetë hera e 11-të që përballet me Bullgarinë. Ndaj Bullgarisë nuk ka luajtur vetëm miqësore, por edhe kualifikuese për Evropian dhe Botëror e po ashtu edhe në Kupën Ballkanike.
Në muajin shtator, Shqipëria do t’i ketë dy ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshme që mbahet në Gjermani.
Më 7 shtator luan kundër Çekisë në udhëtim, kurse tri ditë më vonë e pret Poloninë në Tiranë.