Shqipëria pret emigrantët që vijnë nga Italia, ja se kur hapen qendrat

Shqipëria pret emigrantët që vijnë nga Italia, ja se kur hapen qendrat

Strukturat të cilat do të mirëpresin emigrantët që do të vijnë nga Italia do të jenë operative në datë 20 maj.

Kështu parashikohet në njoftimin e publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës, sipas të cilit janë planifikuar tri pika për pritjen dhe riatdhesimin e emigrantëve.

Strukturat do ti kushtojnë shtetit italian një total prej gati 34 milionë euro.

Pakti, i promovuar nga qeveria e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni dhe i kontestuar ashpër nga opozita shqiptare dhe italiane, parashikon që në territorin shqiptar të ndërtohen struktura për të akomoduar azilkërkuesit të shpëtuar në det nga autoritetet italiane.

Plani parashikon ndërtimin e tri qendrave: një pikë pritje në Shëngjin, e cila do të përdoret vetëm për kontrollin fillestar shëndetësor dhe grumbullimin e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy objekte të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin përgjigjen për aplikimin e tyre për azil ose riatdhesimin eventual, teorikisht për një maksimum prej 28 ditësh dhe për 144 personash.

Njoftimi vjen pakë javë para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian. Për momentin nuk ka ende një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cila mund të detyrojë një hap pas. /euronews.al

Related Articles