Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka folur për prodhimet “Made in Albania” në ushtri.
Ai u shpreh se brenda vitit do të nisë prodhimi i uniformave dhe mjeteve të blinduara.
“Ne synojmë kompleksin e Mjekësit që të atashojmë aty një linjë prodhimi, ish-Uzinën e Autotraktorëve, Poliçani, Gramshi, si edhe disa lokalcione të tjera. Shqipëria ka disa dekada që nuk e ka më këtë aktivitet ekonomik dhe duhet të marrim kohën e duhur për negociata. Po flasim për investitor privat që do të hyjnë bashkëaksionerë me shtetin, me kompaninë shtetërore. Kjo do të na japë prodhim që një 9industri kaq delikate, të jetë si instrument edhe i Shqipërisë. Synimi kryesor nuk është thjesht që të prodhojmë armatim, të riindustralizojmë Shqipërinë, si një shtyllë tjetër e fortë,” tha Vengu.
“Gjykoj që ky vit do të na gjejë me fillimin e uniformave dhe mjeteve të blinduara dhe po synojmë që të kemi edhe fillimin e municioneve. Besoj se këto do të ishin 3 produktet e para që na japin optimizëm,” shtoi ministri.
“Jemi duke negociuar edhe kontrata më komplekse që kanë të bëjnë me artilerinë e rëndë, me elementë që duan më shumë kohë. Po flasim për investime që i tejkalojnë dhjetëra e qindra miliona euro”, tha ministri Vengu.