Deri më tani në Shqipëri janë vaksinuar 1 milion e 700 mijë qytetarë kundër COVID-19, shkruan Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Edi Rama.
Rama me anë të një shkrimi në Facebook, u bën apel qytetarëve të marrin vaksinën për të mbrojtur shëndetin e tyre.
“Vaksinohu sot, mbro shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë. 1,700,000 vaksinime kundër COVID-19”, shkruan Rama.