Edi Rama: Shqipëria vendosi

Edi Rama: Shqipëria vendosi

“Ka qenë besimi ynë se ky vend mund të bëhet dhe misioni ynë ta bëjmë këtë vend. “Shqipëria votoi. Shqipëria vendosi. Shqipëria fitoi!” u shpreh Rama gjatë fjalimit të tij.

Edi Rama, ka fituar mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë dhe të dytin radhazi pa pasur nevojë për koalicion me asnjë parti tjetër. Këto fjalë, janë fjalët e tij të para, si i vetmi politikan i epokës moderne politike shqiptare, i cili fiton tre procese zgjedhore.

“Ky është rekordi historik i kësaj skuadre të madhe njerëzish të jashtëzakonshëm dhe një shpirti gare që nuk ka të dytë në këtë vend”, theksoi Rama në fjalim.

Sipas Ramës, kjo ka qenë fitorja më e vështirë, më e madhe dhe më e bukur e Partisë Socialiste.

Related Articles