Shqipëria zhvillon sonte “finalen” ndaj Çekisë në kualifikimet për EURO 2024

Shqipëria zhvillon sonte “finalen” ndaj Çekisë në kualifikimet për EURO 2024

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte njërën nga tre finalet e mbetura të kualifikimeve për EURO 2024.

Shqipëria do ta mirëpresë sonte në “Air Albania” kombëtaren e Çekisë, në atë që mund të jetë përcaktuese për fatin e kombëtares në Evropian.

Barazimi ndaj Çekisë në udhëtim dhe fitorja tre ditë më pas ndaj Polonisë në “Air Albania” në muajin e kaluar, bënë që Shqipëria të marrë kreun e tabelës dhe tashmë të konsiderohet favorit jo vetëm për t’u kualifikuar, por madje edhe fituar grupin.

Kombëtarja shqiptare i prin grupit E me 10 pikë, e pasuar nga Çekia me 8 pikë – e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Moldavia me po aq pikë e treta por me totalin e ndeshjeve të luajtura, gjersa Polonia e katërta me 6 pikë, me të fundit Ishujt Faroe e kuotuar me vetëm një pikë.

Për Shqipërinë, sigurisht se kjo mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e tyre në këto kualifikuese, pasi me një triumf potencial sonte, do të shkëputeshin edhe më shumë në kreun e tabelës, duke e bërë këtë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e parë.

Shqipëria në këto kualifikuese ka një bilanc prej 3 fitoreve, një barazimi e një humbje pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.

Ndonëse e nisën këtë kampanjë me humbje, ndaj Polonisë në udhëtim 1-0, Kuqezinjtë treguan forcën e tyre në ndeshjet në vijim, duke mos u mposhtur asnjëherë në katër ndeshjet e radhës, me tri fitore e një barazim.

Biletat në “Air Albania” janë shitur në kohë rekord dhe stadiumi do të jetë i tëri i mbushur për këtë ballafaqim, i cili fillon nga ora 21:00.

Dy ndeshjet e mbetura të këtyre kualifikimeve, Shqipëria do t’i zhvillojë muajin e kaluar ndaj Moldavisë në udhëtim, dhe të fundit atë ndaj Ishujve Faroe në “Air Albania”, me shpresën që ta mbyllin këtë cikël me një festë së bashku me të gjithë të pranishmit në stadium dhe të gjithëve jashtë saj.

Related Articles