Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë rezultuar vetëm dy raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Nga 2.618 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë dy qytetarë: një në Tiranë dhe një në Berat, ndërkohë nuk ka asnjë viktimë nga COVID-19.
Aktualisht janë 143 raste aktive, ndërsa po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e tyre të përgjithshëm në 129.865.
Shqipëria ka regjistruar 132.461 raste pozitive, prej tyre 129.865 janë shëruar,
143 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 2.453 persona.