“Shqiponjat e Zeza” dalin me një njoftim rreth situatës në Prekaz

“Shqiponjat e Zeza” dalin me një njoftim rreth situatës në Prekaz

Sot u raportua se një grup studentësh serbë planifikohet ta vizitojnë Prekazin, vendin historik ku ra heroikisht familja Jashari, me në krye komandantin Adem.

Pas raportimeve të tilla, tifozët e Drenicës, “Shqiponjat e Zeza”, të përkrahur edhe nga qytetarë e veteranë, dolën në rrugë për t’i ndalur studentët të futen në këtë memorial.

Tifogrupi nga Skenderaj ka dhënë një sqarim rreth të gjithë situatës, pasi së fundi u tha se ata kanë ndaluar një autobus me 60 studentë ndërkombëtar dhe asnjë nga rajoni.

“Shqiponjat e Zeza” theksuan se ata nuk lejuan kalimin e autobusit, pasi disa nga studentët hezituan që të tregonin mjetet e tyre të identifikimi.

Njoftimi i plotë (pa ndërhyrje):

“Pas publikimit të djeshëm se Shqiponjat e zeza nuk lejojnë asnjë serb të kaloj në Prekaz, në oren 09:00 të mengjesit ka filluar grumbullimi ynë për t’u nisur drejtë Prekazit.

Në mbështetje na dolën qytetarë e shumë veteranë ku rreth ores 13:00 ka mbërritur autobusi me studentë të Universitetit Veror të Prishtinës, autobuss ky me targa të Shqipërisë.

Me të mbërritur ky autobus kemi hasur në dyshimet e para pasi të gjithë dukeshin si studentë, dhe nga Policia e Skënderajit kemi kërkuar identifikimin e secilit prej tyre, me kusht që me ta të jenë edhe përfaqsues nga antarët tanë.

Gjatë identifikimit të studentëve pamë që kishte nga vendet e ndryshme që kishin ardhur dhe nuk hezitonin të tregonin letërnjoftimat e tyre, por gjatë kontrollit hasëm në student që refuzuan ta bënin këtë gjë duke u arsyetuar se nuk kanë mjete identifikimi.

Nga Shqiponjat e zeza dhe policia iu kemi dhënë kohë disa minuta që të tregojnë se nga vijnë mirëpo nuk dëshiruan ta bëjnë këtë.

Së pari  me Policin menduam që ata që nuk tregojnë leternjoftimat të ndalohen kurse pjesa tjetër të kalojnë mirëpo duke parë student nga shtetet mike serbe e shtete që nuk njohin Kosovën si shtet, duke mar parasyshë provokimet që mundë të bëhen, vendosem që autobusi të kthehet nga ka ardhur.

Duke menduar se çdo gjë kaloi, në oren 14:50 i njejti autobuss tenton të hyjë sërish në Prekaz por edhe këtë herë e pamundur pasi që mburoja drejt tij është e pathyeshme  dhe deri sa të identifikohen të gjithë ai autobuss nuk do të kaloi në Prekaz.

E cekim sërish që qyteti është në monitorim të plotë nga të gjitha anët prej antarëve të Shqiponjave të zeza andaj mos e mundoni vetën sepse ne nuk lodhemi duke iu dëbuar nga vendi yn.

Ndjesë për studentët që më tė vertetë kan dashur të vizitojnë Prekazin, ne jemi mikëpritës sa herë që ju vini, mirëpo jo për armiqët!”.

Related Articles