Shqiptarët “braktisin” Kombëtaren/ Ndeshja me Bullgarinë, 7 mijë bileta të shitura nga 22 mijë ulëse

Shqiptarët “braktisin” Kombëtaren/ Ndeshja me Bullgarinë, 7 mijë bileta të shitura nga 22 mijë ulëse

Ajo që u nis me shumë zhurmë e jehonë, tanimë duket se është e venitur. Nëse për ndeshjen me Poloninë dhe Çekinë, biletat avulluan brenda pak orëve, ndryshe paraqitet situata në ndeshjen me Bullgarinë.
Megjithëse, na ndajnë edhe pak orë nga miqësorja që do të luhet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, në stadiumin “Air Albania”, duket se ka një zbehje të të interesuarëve për bileta.

Deri mëngjesin e kësaj të hëne, nga 22 mijë e 500 ulëse që ndodhen në stadium, mësohet se janë rezervuar pak më shumë se 7 mijë bileta, thënë ndryshe vetëm 1/3 e biletave janë marrë nga tifozët.
Duket se shqiptarët nuk po shfaqin interes për të ndjekur sërish lojën e djemve të kombëtares, megjithëse është thjeshtë miqësore.

Pas fitores me Çekinë me rezultatin 3-0, kombetarja jonë mban sërish kreun e grupit E kualifikues. Nëse sigurojnë qoftë një pikë në ndeshjen kundër Moldavisë, kuqezinjtë janë zyrtarisht në fazën finale të Euro 2024.

Related Articles