Në ditën e parë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Historia e Jasharajve po konsiderohet motiv për ta.
“Rregullisht vijë në këtë vend me i nderu dëshmorët, familjen Jashari për sakrificën” ka thënë një qytetarë.
Për homazhe nuk munguan as vizitor nga Shkupi.
“Unë edhe pse si mbaj mend kështu të gjallë familjen Jashari, mirëpo edhe kështu vetëm kur vinë këtu mbushemi motiv, ia dimë vlerën lirisë”.
Qytetarë dhe përfaqësues të komunave kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në 24 vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari. Aty bën nderime edhe një grup i ish luftëtarëve të UÇK-së.