Shqiptari ishte i dënuar me 27 vite burg, drejtonte një organizatë kriminale që trafikonin sasi të mëdha droge

Shqiptari ishte i dënuar me 27 vite burg, drejtonte një organizatë kriminale që trafikonin sasi të mëdha droge

Biden fal 1500 të dënuar, mes tyre dhe një shqiptar i cili ishte i dënuar me 27 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale, trafikonin sasi të mëdhaja droge, raporton Gazeta “Enigma”.

Mes emrave në listë gjendet Francesk Shkambi, një shqiptar i dënuar në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi. Ai gjithashtu negocioi trafikimin e kokainës nga Meksika në Evropë.

Presidenti Joe Biden ka falur ose ka ulur dënimet për rreth 1500 persona, duke përfshirë trafikantë droge dhe drejtues kartelet kriminale. Kjo masë, e njoftuar nga Shtëpia e Bardhë, vjen si pjesë e një përpjekjeje për të adresuar çështjet e dënimeve të tepërta, veçanërisht për ata që kanë treguar sukses në riintegrimin në komunitetet e tyre pas pandemisë COVID-19.

Mes emrave në listë gjendet Francesk Shkambi, një shqiptar i dënuar në korrik 2014 me 27 vjet burg për drejtimin e një organizate kriminale që kontrabandonte drogë në SHBA nga Shqipëria. Sipas dokumenteve të gjykatës, Shkambi ishte përgjegjës për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, heroinës, marijuanës dhe pilulave ekstazi. Ai gjithashtu negocioi trafikimin e kokainës nga Meksika në Evropë.

Në fillim, Shkambi pritej të lirohej në vitin 2029, sipas Byrosë Federale të Burgjeve (BOP). Ky veprim i fundit nga administrata Biden ka ngjallur reagime të shumta, duke përfshirë debate mbi përfshirjen e individëve me dënime të larta në listën e të falurve./Gazeta Enigma/

Related Articles