Shqiptari transportonte drogë me makinën e policisë në Greqi

Shqiptari transportonte drogë me makinën e policisë në Greqi

Një sasi prej 102 kg kanabis është sekuestruar në qytetin e Igumenicës në Greqi. Policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet, që nga verifikimi rezultoi automjet i Sektorit të Antidrogës së Igumenicës.

Shoferi i mjetit nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 automjete të parkuara. Efektivët që ishin në operacion kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin. Drejtuesi i mjetit një polic grek, shoqërohej nga një 41-vjeçar shqiptar.

Brenda mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 19 pako me 102 kg 670 gramë kanabis. Në momentin e arrestimit, polici grek ishte në detyrë patrullimi së bashku me një koleg 50-vjeçar, i cili ndodhej në një kafene dhe që më vonë u vu në pranga.

Të arrestuarit po hetohen se sa kohë kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shkruan tvklan.al

Related Articles