Qytetarët po vazhdojnë të mos i respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Vetëm brenda një ditë, Policia e Kosovës shqiptoi 331 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektuan masat antiCOVID-19. Masat antiCOVID-19 kanë hyrë në fuqi nga 6 dhjetor.
Kujtojmë që në pjesën e dytë të muajit gusht u vendosen masat antiCOVID-19 meqë kishte filluar të përhapej me shpejtësi varianti Delta i cili mori jetën edhe shumë qytetarëve.
Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy dozat për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë. Me ç’rast nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.
Mbajtja e maskës vazhdojnë të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.
Orari i gastronomisë vazhdon të jetë i njëjti. Këtij sektori i lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërsa muzika i ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar. /Gazeta Enigma/.